HAVEIT- Palidhje, i plast(videperformance)
Video performance e realizuar nga grupi i artisteve HAVEIT në bashkëpunim me Dardan Zhegrova dhe montazh nga Alban Nuhiu, vjen si reflektim i asaj se çfarë ofrohet në mediat Kosovare, duke paraqitur kështu diskursin diskriminues gjinor i cili në video përdoret si narativë për pjesën vizuale.
Performanca është e konceptuar në vetëm dy fjalë — Palidhje dhe i/e plast, fjalë këto që janë marrë nga zhargoni i rrugës si përgjigje për atë që shërbehet vazhdimisht. Nga intervistat me këngëtare, emisionet televizive dhe kampanjat sensibilizuese, reflektohet për pozitën e gruas dhe për paragjykimin e vazhdueshëm që lejohet të bëhet shumë lehtësisht dhe publikisht.