#Shqiperia Solidare: Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise leshon udhezimin per te aplikuar per ndihme ekonomike
Si aplikohet për Ndihmën Ekonomike në qarqet e projektit pilot?
Ku duhet të drejtoheni për të kerkuar Ndihmën Ekonomike?
Ndihma Ekonomike kërkohet pranë komunës apo bashkisë ku jetoni dhe keni gjendjen civile.
Punonjësi përgjegjës për marrjen e kërkesës suaj është administratori shoqëror.
Kur duhet bërë kërkesa herën e parë?
Kërkesa bëhet nga data 1-10 të cdo muaji. Në rast se kërkesa plotësohet mbas 10 (dhjetë) ditëve
të para ajo ruhet dhe bëhet e vlefshme për muajin pasardhës.
Si plotësohet kërkesa herën e parë?
Kërkesa plotësohet sëbashku me administratorin shoqëror në momentin e dorëzimit të
dokumenteve, në prezencë të të dy bashkëshortëve, përveçse rasteve kur janë në proces
zgjidhjeje martesore, ose kur kërkuesit janë jetimë, viktima të trafikimit ose viktima të dhunës në
marrëdhënie familjare.
Mbasi plotësohet kërkesa, ju keni të drejtë të kontrolloni informacionin e hedhur nëse nuk është i
saktë dhe të kërkoni që të ndryshohet.
Kur kërkesa është e plotësuar në mënyrë të saktë ju duhet ta nënshkruani dhe administratori
shoqëror do t’ju japë një kopje të faqes së parë të kësaj kërkese.
Çfarë përmban kërkesa?
Kërkesa përmban një sërë pyetjesh, të cilat kanë për qëllim vlerësimin e gjendjes reale
ekonomike. Këto pyetje kanë të bëjnë me numrin e anëtarëve të familjes, arsimimin dhe
punësimin e tyre; llojin e banesës, pasuritë dhe objekte të tjera në pronësi, si dhe të ardhura nga
programet e mbrojtjes shoqërore dhe të ardhurat e tjera.