Edi Rama per ditelindjen e Klosit ne rrjete sociale: “…ne fund hesapi nuk behet nga c’more, po nga c’bere!”
Edi Rama i dedikon të ndjerit Ardian Klosi një urim për ditën e tij të ditëlindjes paraditen e sotshme në rrjetin social facebook, duke shkruar:
“Sot do kisha çuar këtë sms: “Doktor, të paçim edhe të paktën për kaq sa të patëm, që të mos na lësh të harrojmë se kjo jetë ka fund dhe se në fund hesapi nuk bëhet nga ç’more, po nga ç’bëre!”. Po Dani nuk merr më mesazhe, fundin e zgjodhi vetë pa e pritur të vijë. Dhe për ditëlindjet e tij pa të, na e bëri të lehtë të kujtohemi se si bëhet hesapi.”
Ardian Klosi lindi në 9 korrik 1957, u diplomua pranë Fakultetit te Filologjisë për Gjuhë-Letërsi Shqipe, për të mbrojtur më pas doktoraturën në vitin 1990 për gjermanistikë dhe letërsi të krahasuar në Innsbruck. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1998 si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar deri në vitin 1999. Më pas ai ju dedikua fushës së botimeve dhe publicistikës, duke pasur në të njëjtën kohë një fokus mbi veprimtari dhe kauza shoqërore, çështje të politikës dhe kulturës, etj. Deri në fund të jetës së tij ne 26 prill 2012, ai mbeti i angazhuar drejt veprimtarive të shoqërisë civile dhe gazetarisë.