Konsumi i duhanit ne mjedise te mbyllura, tani gjobiten me 5 mije leke edhe klientet
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot me 74 vota disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i njohur më thjeshtë si ligji i duhanit. Në fakt ndryshimet konsistojnë vetëm në një pikë: rritjen e masës së sanksionit për pronarët e lokaleve dhe administratorët e tyre që nuk respektojnë ligjin në fuqi. Po kështu me gjobë do të ndëshkohen edhe përdoruesit, të cilët e konsumojnë duhanin në mjedise të mbyllura. Gjoba do të jetë 5 mijë lekë, ose më e kuptueshme: 50 mijë lekë të vjetra.
http://www.ata.gov.al/miratohen-ndryshimet-ne-ligjin-antiduhan-141469.html
s.z
Marrë nga ResPublica.al