Ish-uzina “Dinamo” Tregtaret protestojne vendimin e Task-Forces
“Duam buke. Duam qe Kryeministri te na gjeje zgjidhje”
Një ditë pas vendimit të Task-Forcës, të ngritur nga prefekti Sadi Vorpsi dhe Bashkia e Tiranës, shitësit e tregut tek ish-uzina “Dinamo” nisin protestat. Për rreth dy orë, mëngjesin e djeshëm, ata bllokuan hyrjen kryesore të këtij tregu, duke kundërshtuar mbylljen që, sipas tyre, është e padrejtë. Në shenjë revolte, ata vendosën kazanë me mbeturina në hyrje të tregut, duke bllokuar edhe rrugën kryesore, ku mundësia për lëvizjen e makinave u bë gati e pamundur. Në një situatë si kjo, u desh ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët u munduan të bindnin tregtarët të zhbllokonin rrugën.