Te ardhurat ne Thesarin e Shtetit jane rritur 300 milione dollare. Akcizat calojne…
Rreth 300 milionë dollarë më tepër janë futur në Thesarin e Shtetit në periudhën tetor-qershor, krahasuar me një vit më parë. Kjo përbën një rritje prej 13%, ndërkohë që rritja ekonomike në këtë nëntëmujor ka qenë rreth 1.4% dhe rritja mesatare e çmimeve rreth 1.6%.
Por kjo rritje e ndjeshme e të ardhurave në tërësi nuk është shoqëruar edhe me rritjen e të ardhurave nga akcizat në periudhën tetor-qershor – përkundrazi, ato pësuan një ulje prej 2%, krahasuar me një vit më parë. Akcizat grumbullohen nga Drejtoria e Doganave në masë fikse për njësi (pavarësisht nga çmimi) për mallra, si kafe, birrë, cigare dhe karburante.
E.Zaloshnja
Marrë nga ResPublica.al