Lubonja me nje opinion per debatin mbi drejtesine. “Parlamenti eshte Lazarati i vertete”
Fatos Lubonja shkruan sot në “Panorama” një opinion të gjatë që përqendrohet në çështjen e reformës në drejtësi dhe të gjithë garniturën e debateve që po zhvillohen aktualisht. Lubonja thotë se argumenti më i vlefshëm, ai ku duhet të shohim të gjithë, nuk është procesi për reformën në vetvete, por aktorët që janë pas saj, pra të dyja partitë kryesore, pasi duke kuptuar ata, mund të marrim me mend edhe sesi do të shkojë vetë reforma.