Arrestime te reja per skandalin e Bankes se Shqiperise
TIRANE – E ndërsa skandali i vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë në vlerën e 713 milionë lekëve të reja vazhdon, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë mbrëmjen e sotme, të dyshuar si bashkëpunëtorë i dy të arrestuarve të mëparshëm Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.
Mësohet se në pranga të policisë kanë rënë Dhimitër Kavidhi , Myzejene Delta dhe Lavdim Canaj, që të tre punonjës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa i arrestuari i katërt është nipi i Ardian Bitrajt, Klevis Bitraj
Arrestimi i tyre, erdhi pasi Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar gjashtë urdhër arrestepër skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH. Ndërkohë deri më tani nuk dihet ende identiteti i personave të shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre. /shqiptarja.com/