Proteste te padroni i Fullanit, jo te Fullani
Kësaj here duket se mjafton vetëm zemërimi i shqiptarit të zakonshëm i shprehur në median sociale për t’i shkaktuar panik qeverisë. Pak ditë pas shpërthimit të skandalit të vjedhjes së vazhdueshme për katër vjet me rradhë në thesarin e Bankës së Shqipërisë, aludohet, nga një punonjës i thjeshtë, mund të shohim se si luzma e disinformacioneve të prodhuara nga qeveria dhe opozita të marra sëbashku me synimin për të zhvendosur vëmendjen nga skandali nuk po ia dalin të zbusin zemërimin e qytetarit shqiptar.