Obama autorizon sulme ajrore mbi Irak
Presidenti amerikan Barack Obama tha se ka miratuar përdorimin e kufizuar të fuqisë ajrore për të mbrojtur personelin amerikan, nëse militantët e ISIS do të përparojnë drejt kryeqytetit kurd, Arbil në të cilin SHBA ka konsullatën. Gjithashtu, ai shtoi se do të ketë veprime ushtarake edhe nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar forcat irakene, të cilat po luftojnë për të mbrojtur civilët e bllokuar në male, pas përparimit të rebelëve.
Por Obama këmbënguli se nuk do të dërgojë trupa ushtarake në terren, duke thënë se nuk kishte ndërmend që SHBA-ja të ‘zvarritej’ sërish në Irak.