Muxhahedinet, arrestohet Imami i Gjilanit
Policia e Kosovës arreston Imamin e xhamisë “El-Kuddus” në Gjilan, i cili dyshohet se është njëri nga frymëzuesit kryesorë të xhihadit në Kosovë.
Është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, L. K., nga fshati Polac i Komunës së Skënderajt, nën dyshimin se ka kryer veprat penale, nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, si më poshtë:
– rekrutimit për terrorizëm, sipas nenit 139 të KPK-së,
– organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas nenit 143 të KPK-së,
– nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 të KPK-së.
Policia njoftoi se Imami i xhamisë me inicialet Z. Q., i lindur në vitin 1980, gjatë kontrollit nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por është gjetur nga policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij, në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij.
Personave të arrestuar, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër.
Ndërkohë, Gjykata ka marrë vendim për masës e paraburgimit për 1 muaj, ndaj të gjithë të arrestuarve të dy ditëve më parë nën dyshimin për terrorizëm. Lajmin e ka konfirmuar vet avokati Veton Rrecaj.
/ Top Channel