Ministria e Segregimit dhe e Kultures harron dokumentarin LGBT ne Festivalin e Filmit ne Sarajeve
Po të hapnim postimet e faqes zyrtare në facebook të Ministrisë së Kulturës do të vinim re se postimi i vetëm në lidhje me Festivalin e Filmit në Sarajevë është për filmin e regjisorit kosovar Isa Qosja. Duhet pasur parasysh se problemi këtu nuk qëndron në faktin se po promovohet një film kosovar, por qëndron në faktin se po harrohet i vetmi film që konkuron nga Shqipëria.
Në kushte te tilla, Ministria e Kulturës do të ishte e mirëpritur të lundronte ndër artikujt e shkruar për dokumentarin ‘SkaNdal’ të shfaqur në Sarajevo Film Festival, dhe të zgjedhë në larminë e meidave vëndase dhe ndërkombëtare, duke veçuar: Le Monde, Radio Sarajevo, 24 Info, Klix, Oslobodenje, Gazeta Blic, Gazeta Shqip, Gazeta Dita, Panorama, Mapo, Redattore Sociale, etj.