Ja pse Merkel vendosi te zgjedhe Edi Ramen (dhe a duhet te merremi kaq shume me kete fakt?)
Që kur kryeministria gjermane postoi fotot e takimit të Edi Ramës me kancelaren Angela Merkel, u vu re se ishte një takim pak më ndryshe.
Të dy u shfaqën në ballkon, me nga një gotë në dorë, ndërsa Merkel dëgjonte me shumë vëmendje, por edhe i shpjegonte kryeministrit të ri me duart e drejtuara nga Berlini.
Më vonë, Merkel njoftoi se do mbahej një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Berlin.
Por së fundmi po flitet gjithmonë e më shumë për faktin se pas takimit me drejtuesit e lartë të shteteve ballkanike, Angela Merkel do dalë në konferencën për shtyp vetëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Po pse?
Dita pretendon se ka gjetur arsyet.
Së pari, sepse Shqipëria ka presidencën e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.
Së dyti, sepse ky është një inkurajim për kryeministrin më aktiv ndër vendet që aspirojnë BE-në.
Së treti, sepse Merkel kërkon të konsolidojë një bashkëpunim të dukshëm me kryeministrin Edi Rama.
Në fakt nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga kancelarja Merkel.
Spekulimet në rrjet janë të shumta.
Thuhet se ky afrim i Ramës me Gjermaninë ka sjellë një ftohje me aleatin strategjik, me Turqinë.
Të tjerë thonë se kjo konferencë do zemërojë vendet e tjera të rajonit e kështu do prishet edhe vetë qëllimi i konferencës, që është pajtimi.
Por pavarësisht këtyre spekulimeve, shpesh alla- ballkanike, e rëndësishme është që Merkel po tregon angazhim të fortë për të mbajtur Ballkanin në rrugën e integrimit në BE.
Marrë nga gazetatema.net