Bashen e tradhtojne aleatet, ne mbledhjen e thirrur ne bashki merr pjese vetem PR-ja
Në takimin e tryezës opozitare të thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk janë paraqitur një pjesë e mirë e aleatëve opozitarë.
Pjesë e takimit të mbajtur në ambientet e Bashkisë së Tiranës kanë qenë vetëm deputetët e Partisë Republikane.
Sa i takon mungesës ë PDIU-së, vjen edhe për shkak se deputetët e saj votuan pro reformës territoriale në fund të sesionit të shkuar parlamentar.
Kurse, kreu i PDK-së Nard Ndoka nuk dihet se për çfarë arsye nuk ka marrë pjesë në takim por qëndrimi i tij ka qenë kundër bojkotit të Kuvendit.
Gjithashtu e pa qartë është edhe mungesa e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehu.
S.S
Marrë nga ResPublica.al