Dixhitalizohet trashegimia librore osmane
Gazeta “Zëri” në Kosovë shkruan se është në proces dixhitalizimi i librave të kohës osmane, çka do të shërbejë për të ruajtur dhe transmetuar këtë trashëgimi të madhe të memories historike. Projekti, që financohet nga Banka e Turqisë, përfshin edhe vende të Ballkanit si Kosovën, Bsinjen, Serbinë,Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Lidhur me Kosovën, dixhitalizmi përfshin 1000 dorëshkrime në bibliotekën e Bashkësisë Islame, ndërsa më para ai është kryer edhe në Teqenë e Gjakovës, në Këshillin për Mbrojtjen e Monumenteve Historike në Prizren ku janë 154 vepra, si dhe në Arkivin Shtetëror në Prishtinë, ku është bërë digjitalizimi i 113 veprave./Respublica.al
http://zeri.info/artikulli/47206/turqia-digjitalizon-memorien-osmane