Sigurimi i automjetit ne baze te rriskut
Siguracioni i automjetit i vlefshmën në rast aksidenti do të përcaktohet në bazë të riskut dhe historikut të dëmeve që një shofer ka shkaktuar. Vision Plus raporton se kompanitë kanë nisur të testojnë këtë lloj sistemi, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Aktualisht jemi në fazen kur po grumbullohet informacioni për çdo makinë nga të gjitha institucionet, përfshire policinë rrugore, drejtorin e transportit etj.
Aplikimi i këtij sistemi i cili bazohet në risk është një detyrim që autoriteti i konkurrencës i vuri kompanive të sigurimeve. Duke patur parasysh faktin se ky treg ka shfaqur në mënyrë të vazhdueshme anomali, përfaqësues të autoritetit të konkurrencës thanë se stabilizimimi i tij nuk mund të kryhej me masa ndëshkueses. Aplikimi i këtij sistemi do të thotë se tarifa për siguracionin e një automjeti nuk do të jetë më unike për të gjitha makinat, por ajo do të variojë, mund të jetë më e ulet ose më e lartë nga çmimi aktual.