Guvernatori rrezikon 7 vjet burg ose nje shume te madhe si gjobe. Ja cfare thuhet ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise
Mbi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani rëndon akuza për “shpërdorim detyre”
Fullani akuzohet se:
-nuk i ka propozuar Këshillit Mbikëqyrës, zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar një boshllëk në përmbushjen e detyrimeve të këtij funksioni.
-nuk ka ushtruar kompetencat e tij për propozimin e nismave juridike të funksionimit të Bankës
-nuk ka marrë masat e nevojshme ligjore për zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit Mbikëqyrës.
nuk e ka ushtruar detyrën ku është i ngarkuar me mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë.
-në kundërshtim me nenin 8 të rregullores “Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare në Bankën e Shqipërisë”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në komisionet e ngritura për kryerjen e inventarizimit të detyrueshëm periodik të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë ka caktuar dy herë të njëjtin person. Ky person, aktualisht është person në hetim për “shpërdorim detyre” në kuadër të këtij procedimi penal.
Lidhur me këto akuza Fullani rrezikon deri në shtatë vite burg dhe një gjobë disa milionë lekë. Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë thuhet se, “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.”
L.V
Marrë nga ResPublica.al