Ne Gjirokaster rikthehet Festivali Folklorik. Kumbaro: Do ruajme e propagandojme vlerat kulturore
Posted On 09/09/2014
0
Në prillin e vitit 2015, do rikthehet një ndër veprimtaritë artistike më të rëndësishme të kulturës, Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Ai do të zhvillohet në Kala dhe në Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, klasifikuar si “pasuri kulturore e njerëzimit” dhe e mbrojtur nga UNESCO.