Aktivisti gjerman per te Drejtat e homoseksualeve sulmohet ne Beograd.
Aktivisti gjerman për të drejtat e homoseksualëve i cili mori pjesë në një konferencë për të drejtat e homoseksualëve në Beograd, Serbi, u rrah rëndë të shtunën 13 shtator 2014, duke pësuar dëmtime trë rënda në kokë me rrezik jete. Emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur, por raportimet e Policisë serbe, aktivistë të të drejtave të homoseksualëve dhe ambasadori gjerman e kanë konfirmuar historinë, sipas Associated Press.