Kuvendi shkarkon Fullanin e Golemin
Kuvendi votoi për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe kryeinspektores Elivar Golemi.
Në procesin e votimit ishin të pranishëm vetëm deputetet e maxhorancës, pasi opozita vijon me bojkotin e saj.
72 vota pro, dhe 6 kundër pati në procesin e votimit për guvernatorin, ndërsa për Golemin 76 vota ishin pro, një kundër dhe një abstenim.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Fullani ndodhet në ‘arrest shtëpie’, ndërsa për Golemin nuk pati ndryshim të masës së arrestit dhe ajo aktualisht ndodhet në burg. Këtë paradite, Golemi është marrë në pyetje nga oficerë të policisë, në ambientet e burgut 313, në Tiranë.
/ Top Channel