David Cameron: Eshte dicka e embel te shohesh cifte gej te puthen ne publik
Udhëheqësi konservator bëri këto komente, ndërkohë që moderatori Evan Davis i programit Newsnight që është një gej i deklaruar dhe është në një bashkëjetesë civile po bënte pyetje për një sërë skenarësh hipotetikë.
Moderatori e pyeti: “Ju jeni në një park publik, dhe dy burra – të martuar kohët e fundit – po puthen me njëri-tjetrin. Është diçka e ëmbël, apo është e papërshtatshme? “
Z. Cameron u përgjigj: “Jo, është në rregull! Unë kam qenë shumë i qartë në lidhje me këtë gjë.
“Unë besoj në vlerat tradicionale dhe moderne, unë besoj tek familje, unë besoj tek martesa. Unë mendoj se është një institucion i mrekullueshëm, dhe mendoj se meshkujt duhet të jenë në gjendje të martohen me njëri-tjetrin dhe gratë duhet të jenë në gjendje të martohen me njëra-tjetrën.
“Në qoftë se unë mund të puth gruan time në publik, nuk kuptoj se pse ju nuk mund të puthni burrin tuaj në publik.”
Z. Cameron muajin e kaluar tha se do donte të shihte më shumë çifte të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë.
Ai tha: “Kur ka fëmijë në nevojë për një familje për ti dashur, dhe çifte homoseksuale me aq shumë dashuri për të dhënë, ne nuk duhet të lejojmë paragjykimet tona të pengojnë rrugën e progresit të fëmijëve tanë, apo të shoqërisë tonë më të gjerë.
“Kjo dërgon një mesazh të fuqishëm se kush jemi ne si një komb në botën moderne.”
Në vitin 2011, David Cameron tha në konferencën e Partisë Konservatore se ” nuk duhet të ketë rëndësi nëse angazhimi ishte midis një burri dhe një gruaje, një burri dhe një burri apo një gruaje dhe një gruaje.”
Ai shtoi: “Dhe për këdo që ka rezerva, unë them: Po, ka lidhje me barazinë, por gjithashtu ka lidhje edhe me diçka tjetër: angazhimin. Konservatorët besojnë në lidhjet që na bashkojnë; se shoqëria është më e fortë kur kemi bërë zotimet për njëri-tjetrin dhe mbështesim njëri-tjetrin.
“Kështu që unë nuk e mbështes martesën midis homoseksualëve në dritën e të qënit konservator. Unë e mbështes martesën e homoseksualëve, sepse jam një Konservator.”
http://www.pinknews.co.uk/2014/09/29/watch-heres-what-david-cameron-has-to-say-about-gays-making-out-in-public/