Butrinti, pjese e rrjetit te siteve te UNESCO-s ne Adriatik
Pas përfshirjes në projektin EX.PO.AUS. Parku Arkeologjik I Butrintit është bërë pjesë e rrjetit të 12 vendeve të mbrojtura nga UNESCO në brigjet e detit Adriatik. Lajmi është bërë i ditur në kuadrin e ditëve kombëtare të trashëgimisë kulturore nga Gjergji Mano, drejtor i Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit gjatë një takimi me përfaqësues të medias në Butrint. Sipas tij, projekti “Rritja e potencialeve të siteve të UNESCO-s në Adriatik” synon të krijojë dhe të eksperimentojë strategji të reja dhe afatgjata që synojnë menaxhimin dhe vlerësimin e siteve të UNESCO-s në Adriatik, në përpjekje për të trajtuar idetë, mjetet dhe veprimet e reja për të menaxhuar në një mënyrë më të mirë këto vende dhe për të arritur një vlerësim të qëndrueshëm ekonomik të tyre, për më tepër nga pikëpamja ekologjike, e efikasitetit dhe e energjisë së rinovueshme”.
Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/10/02/butrinti-pjese-e-rrjetit-te-siteve-te-unesco-s-ne-adriatik/