Asad thote se opozita ndaj tij ka mesuar teknikat e luftes guerrile ne Kosove
Presidenti sirian, Bashar Al Asad, ka thënë se shteti i tij do t’ia tregojë botës “mercenarët” që ka kapur në Siri, raporton TemA duke cituar nje intervistë qe Al Asad ka dhene për televizionin rus, “Russia 24″. Asad ka thënë aty se “Siria po e humb luftën mediatike kundër Perëndimit, por jo ndonjë luftë tjetër”
Assd ka shtuar se opozita siriane, është ajo që “trafikon mercenarë nga vende të ndryshme“.
“Në intervistën për televizionin rus, Asad ka përmendur Kosovën, si vend ku janë trajnuar anëtarë të opozitës siriane, raporton Express”.
Ai e ka përshkruar Ushtrinë e Lirë Siriane, si një organizatë të krimit.
Ai ka thënë se njerëzit e saj, “kanë mësuar taktikat e luftës partizane në Kosovë”.
“Ka informacione se grupi që e quan veten opozitë siriane ka shkuar në Kosovë për t’u trajnuar për taktikat partizane të luftës“, ka thënë Asad.