Studentet e mjekesise mund te protestojne vetem me lejen e Rektorit
Është ende një draft por mund të shndërrohet në një preçedencë të rrezikshme. Studentët e mjekësisë me shumë mundësi, kur duan të protesojnë kundër Rektorit, duhet t’i marrin leje vetë Rektorit.
Ora News bën me dije se në draft-rregulloren e Universiteti të Mjekësisë, në paragrafin për të drejtat dhe detyrimet e studentit, neni 83, për veprimtaritë jashtëmësimore thuhet: “Studentët kryejnë veprimtari jashtëmësimore me karakter kulturor, shkencor, sportiv e zbavitës, në vende, kohë dhe përmbajtje të lejueshme.