Pascale kunder Ministrit te Brendshem: “Deshtak qe shfrytezon fene kunder LGBT-ve”
Ka ndezur debat të madh në Itali qëndrimi i Ministrit të Brendshëm, Angelino Alfano, kundër martesave gej. Debati ka përçarë dhe shumicën në pushtet me reagime kundër liderit të NCD. Ndërkohë, Silvio Berluskoni ka shpallur zyrtarisht lindjen e Departamentit për të Drejtat Civile në Forza Italia. Një veprim që tregon se kohët e fundit partia e Berluskonit në këtë çështje është shumë më e ndjeshme.
Në këtë fushatë vihet re interesi i lartë dhe i Francesca Pascale, partneses së Berluskonit, e cila vendoset në radhën e parë për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.
“Alfano ka provuar të jetë një dështak i suksesshëm” është shprehur Pascale për Adnkronos duke kundërshtuar vendimin e ministrit për të kërkuar ndalimin e regjistrimit të çifteve të të njëjtit seks. Më tej ajo është shprehur se Alfano është lider i një partie të lindur në mëkat e tradhëti dhe prap flet për të drejta dhe përfiton nga feja e Krishterë.
Gazeta e NCD ka reaguar duke thënë se për të sulmuar Alfanon, Francesca Pascale ka përdor shprehje të Nicola Cosentino, pra ajo është një “përsëritëse e suksesshme”.