Qeveria anullon vendimin per numrat IMEI
Qeveria shqiptare tërhiqet nga vendimi për krijimin e bazës së të dhënave dhe regjistrit të numrave IMEI të aparateve celulare. Vendimi është marrë me datën 1 tetor dhe tashmë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, cka do të thotë se ka marrë edhe fuqi ligjore.
Vendimi për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë në muajin qershor të këtij viti shkaktoi debate të forta në publik, me argumentin se cënohej privatësia e qytetarëve. Pas këtyre debateve, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe akti i revokimit të vendimit, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare:http://www.legjislacioni.gov.al/sites/default/files/154-2014.pdf