Workshop – Zhvillim skenari per filma te shkurter dokumentare dhe filma te shkurter artistike
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kuadër të rëndësisë që i jep edukimit të kineastëve të rinj, ka kënaqësinë të njoftojë Workshop-in e organizuar nga QKK, në bashkëpunim me Tirana International Film Fest me expertin e EAVE z. Katriel Shory, në datat 2-3-4 nëntor 2014.
Ky workshop 3 ditor do të ketë fokus zhvillimin e skenarit të filmit të shkurtër dokumentar dhe artistik. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të aplikojnë!
12 skenarët që do të përzgjidhen do të jenë tema e diskutimit të Z. Katriel Shory, i cili gjatë 3 ditëve të workshop-it do t’u bëjë një analizë të detajuar skenarëve dhe do të konsultojë autorët e rinj për fazat në vazhdim të projektit.
QKK inkurajon projektet qe kane aplikuar per Fondin Indipendent te aplikojne per workshopine EAVE, duke i shtuar keshtu projektit te tyre nje element pozitiv për konsiderim nga KMP. Në fund të Workshop-it 12 pjesëmarrësit do të pajisen me një Çertifikatë.
Për më shumë klikoni këtu: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/njoftime/workshop-zhvillim-skenari-per-filma-te-shkurter-dokumentare-dhe-filma-te-shkurter-artistike&page=1