Disa fakte tronditese rreth Shoqates se Familjes Amerikane Anti-LGBT
Gjatë kësaj jave Gjykata Supreme në Amerikë vendsi të refuzojë pretendimin e pesë shteteve për të shpallur martesat mes të njejtës gjini si antikushtetuese. Ky vendim i hapi rrugën këtyre pesë shteteve, ndoshta edhe shteteve të tjera në të ardhmen e afërt, për të lejuar çiftet e të njëjtit seks të martohen ligjërisht.
AFA e konsideron veten “në vijën e parë të luftës së kulturës Amerikane” si dhe “një nga organizatat më të mëdha dhe më efektive ‘pro-familjes’ në vend”.
Hidhini një sy disa prej deklaratave dhe qëndrimeve ‘pro-familjes’ të AFA:
– Bryan Fischer i AFA fajëson komunitetin LGBT për Holokaustin duke deklaruar, “Homoseksualiteti na dha Adolf Hitlerin ndërsa homoseksualët në ushtri na dhanë Brownshirts (grup nazist gjatë luftës) dhe gjashtë milionë hebrenj të vdekur.”
– Fisher i AFA ka bërë thirrje për një “hekurudhë nëntokësore” për të marrë fëmijët nga prindërit homoseksualë.
– Fischer ka krahasuar kriminalizimin e personave LGBT me ndalimin e vrasjeve, vjedhjeve, ngacmimit të fëmijëve dhe prostitucionin.
– AFA thotë se Perëndia do të përdorë Isis për të ndëshkuar Amerikën sepse është tolerante ndaj komunitetit LGBT.
– AFA mendon se për Skautistët Amerikanë do të ishte më mirë të mbyteshin në det se të lejonin Skautistë LGBT.
– AFA i krahason personat LGBT me pedofilët dhe ata që kanë marrëdhënie seksuale me kafshët: “Ne duhet të diskriminojnë kundër sjelljeve seksuale të panatyrshme dhe anormale, si pedofilia, kafshëria apo homoseksualitet”.
– AFA mendon se më pak nxënës do të vrisnin veten nëse të rriturit do tu thonin atyre se është e gabuar të jenë LGBT dhe ti ndihmojnë ata për të ‘zgjedhur’ të jenë heteroseksualë – një praktikë që është dënuar nga çdo organizatë kryesore e shëndetit mjekësor dhe mendor në vend.
– AFA mbështet kriminalizimin personave LGBT.
Botuar nga Human Rights Campaign.