Pasiguria ne internet: Media Sociale kunder grave dhe vajzave
Nën flamurin e fjalës së lirë, kompani si Facebook, Twittter, dhe YouTube kanë lejuar shpërndarjen e videove të përdhunimeve dhe pornografinë hakmarrëse duke i bërë femrat të mos ndihen aspak të sigurta.
Në dhjetor 2012, një grua islandeze e quajtur Thorlaug Agustsdottir zbuloi një grup në Facebook të quajtur “Burrat janë më mirë se gratë”. Në një imazh që ajo gjeti aty, ishte e një grua e re lakuriq, e lidhur me zinxhirë në një ambient që dukej si bodrum, e gjitha e gjakosur. E zemëruar Thorlaug shkroi një post të në lidhje me atë faqe në profilin e vet në Facebook.
Një përdorues i “Burrat janë më mirë se gratë” postoi një imazh të modifikuar të Thorlaug ku ajo paraqitej e përgjakur. Poshtë fptpgrafisë kishte komente si “Gratë janë si bari, ato duhen prerë rregullisht” apo “Ju duheni përdhunuar”. Thorlaug raportoi foton dhe komentet duke kërkuar nga Facebook ti hiqte ato.
“Ne shqyrtuar foton që ju raportuat”, erdhi një përgjigje automatike nga Facebook, “por na rezulton se ajo nuk shkel Standardet e Komunitetit të Facebook mbi Gjuhën e Urrejtjes, e cila përfshin postimet ose fotografitë që sulmojnë një person në bazë të racës, etnisë, kombësisë, fesë, seksit , gjinisë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar ose gjendjes shëndetësore”. Rreth 50 përdorues të tjerë raportuan foton e Thorlaug por të gjithë morën të njëjtën përgjigje. Vetëm pasi Thorlaug lajmëroi shtypin lokal dhe ngjarja u bë publike imazhi u hoq nga Facebook.
Nëpër faqet e internetit dhe platformat e mediave sociale, çdo ditë komentet seksiste hasen në një spekter të gjërë ku përfshihen dhe video përdhunimi apo fotografi intime. Përdorimi i gjerë i internetit për të kryer trafikimin e qenieve njerëzore ka gjithashtu një vend në këtë spektër, duke pasur parasysh se tre të katërtat e njerëzve të trafikuar janë vajza dhe gra.
Kohët e fundit fotografi intime të 100 femrave të famshme u vodhën dhe u shpërndanë në rrjete sociale pa pëlqimin e tyre. Google tani rrezikon të paguajë 100 milionë dollarë si pasojë e një padie të ngritur nga një grup femrash, privatësia e të cilëve është shkelur, pasi refuzoi të heqë fotografitë e vjedhura. Në një letër të datës 1 tetor avokatët e këtyre femrave kanë thënë se “Google ka shfaqur standardet më të ulëta të sjelljes etike të biznesit, dhe ka vepruar pandershmërisht me kryerjen e aktivitetit të paligjshëm që ilustron një mungesë të plotë të respektit për gratë dhe jetën private. Moto e Google ‘Mos u bëj i keq’ është një turp”. Si përgjigje, Google ka hequr dhjetëra mijëra fotografi të vjedhura të personave të famshëm. Ndërkohë, kompanitë e mediave sociale kanë qenë shumë më pak të përgjegjshme ndaj kërkesave të ngjashme nga qytetarët e thjeshtë.
Lexo shkrimin e plotë në The Atlantic
Foto nga fushata: Seksizmi i Përditshëm
Lexo edhe: Fyerje, kërcënime dhe sharje për aktivistët shqiptarë