Dyfishohet fatura e energjise per ata qe kursejne! Cani: Thjeshtohet procedura
Në një takim të përvitshëm të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pohur se blloku prej 300kw i energjisë elektrike, ku qytetarët paguajnë 7.7 lekë/kw do të hiqet dhe ata do të faturohen me dyfishin e këtij çmimi, pra 13.5 lekë/kw që në kilovatën e parë.
Momentalisht për çdo kilovat të konsumuar deri në arritjen e atij që është konsideruar tavani i domosdoshmërisë, 300 kw, konsumatori paguan 7.7 lekë/kw, çdo kilovatë më tepër konsumatori e paguan si “produkt luksi” me çmimin 13.5 lekë/kw.
Në një intervistë për prestigjozen Monitor, Cani sqaron se heqja e bllokut nuk ka fare qëllim rritjen e çmimit, por uljen e abuzimeve me bllokun, që është qëllimi kryesor dhe thjeshtimin e proçedurave. Sipas ministrit heqja e kësaj fashe do të ulë abuzimet me faturimin dhe do të synojë uljen e evazionit.