“Eja te kesh nje shok per koke perkrah teje”. Down Syndrome Albania organizon ‘Buddy Walk’ ne Tirane
“Sot ishte një nga shëtitjet më të bukura që bulevardi i Tiranës ka parë” është komenti me të cilin shoqëron këtë foto Olti Curri në Facebook duke iu referuar aktivitetet të organizuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania, me temë ‘Eja te kesh nje shok per koke perkrah teje’.
Siç ishte njoftuar, ecja nisi tek materniteti i vjetër “Mbretëresha Geraldinë” dhe përfundoi tek parku Rinia ku vazhdoi aktiviteti me zbavitje për fëmijët.
Të ardhurat nga shitjet e stendave te Hako dhe Agna group si dhe nga stendat e ushqimit të përgatitur nga nënat e fëmijëve me sindromën Down, do të shkojnë në DSA dhe do të përdoren për ofrimin e terapive pa pagesë për fëmijët me sindromën Down.
Fotot më poshtë nga Ingrid Photography në Facebook.

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.