Nisin procedurat per perzgjedhjen e drejtuesit te AMAs
Menjëherë pas publikimit të progres raportit të hartuar prej delegacionit të BE duket sikur Autoriteti i Mediave Audiovizuale(AMA) është vënë në lëvizje për të emeruar kryetarin e këtij institucioni, mungesa e cila kritikohej qartë në progres raport.
Lexo edhe: Progresi i Shqiperise ne te drejtat e njeriut sipas raportit te BE
Procedurat për përzgjedhjen e kryetarit të AMA-s supozohet të mbyllen ditën e enjte, ndërkohë që deri tani shtatë janë kandidatët për këtë post: Gentian Sala, jurist; Gentian Skënderaj, ekonomist; Anila Basha gazetare; Zylyftar Bregu, gazetar; Raif Gorana, ekonomist; En Muci, ekonomist; Bers Hodo, jurist; Sokol Hasani, jurist.