Perse e urrente Borges futbollin?
“Futbolli është popullor”, Jorge Luis Borges ka vërejtur, “vetëm sepse budallallëku është popullor.”
Në pamje të parë, antagonizmi i shkrimtarit argjentinas ndaj “lojës së bukur” duket sikur reflekton qëndrimin e urryesve tipikë të sotshëm të futbollit, talljet e të cilëve gati sa s’janë bërë refren sot: Futbolli është i mërzitshëm. Ka shumë barazimë. Nuk i duroj dot lëndimet e rreme.
Dhe është e vërtetë: Borges e quajti futbollin “estetikisht të shëmtuar. Ai tha, “Futbolli është një ndër krimet më të mëdha të Anglisë”. Ai madje e vendosi një prej leksioneve të tij qëllimisht në një kohë me lojën e parë të kupës botërorë në Argjentinë në vitin 1978. Mëgjithatë, neveria e Boges për sportin erdhi nga diçka akoma më shqetësuese se estetika. Problemi tij ishte me kulturën e tifozerisë, të cilën e lidhi me llojin e asaj mbështetjeje popullore që përkrahu lidërët politikë të lëvizjeve më të tmerrshme politike të shekullit XX. Gjatë jetës së tij ai pa elemente të fashizmit, Peronizmit, dhe te anti-semitizmit të dalin në sferën e politikës argjentinase; kështu dyshimi i tij i thellë për lëvizjet politike masive dhe për kulturën e masës- apogjeu i së cilës në Argjentinë është futbolli- ka shumë kuptim. (“Ka një ide të epërsisë, të pushtetit, [në futboll] që më duket e tmerrshme,” shkroi Borges.) Borges kundërshtoi dogmatizmin në cdo trajtë apo formë, kështuqë ishte natyrshëm dyshues për përkushtimin e pakufizuar të bashkë-atdhetarëve të tij ndaj një doktrine ose feje- apo edhe ndaj albicelestes* së tyre të dashur.
*Skuadra kombëtare Argjentinase
Për më shumë klikoni këtu: http://www.newrepublic.com/article/118228/world-cup-2014-why-did-borges-hate-soccer?utm_content=buffer47425&utm_medium=social&utm_source=twitter.com&utm_campaign=buffer