Zaptohet edhe pas aksionit te INUK Lulishtja 1 Maji! (Foto)
Cili është rendimenti i inspektorëve të Bashkisë së Tiranës? Pak kush mund ta thotë më siguri këtë, megjithësë një vlerësim i tillë mund të jepet duke parë gjendjen e një prej lulishteve më të vjetra në Tiranë, atë të 1 Majit përballë ish ekspozitës.
Në fotot e mëposhtëme mund të vihet re se si dy prej lokaleve të atjeshëm kishin vendosur tavolinat e tyre në një hapësirë të lulishtes që e kishin mbuluar me beton. Një natë, pajisje të rënda e shkatërruan betonin për të krijuar hapësirën e gjelbër një ditë më pasë nga ana e punonjësve të gjelbërimit. Por lokalet, po atë ditë e gjetën zgjidhjen: i spostuan tavolinat e tyre në zonën e gjelbër ku zakonisht qëndrojnë të moshuar që luajnë me letra apo domino.
Qartazi për përfitime personale, pronarët e lokaleve kanë vendosur në mes të stolave ku ulen pleqtë e lagjeve përqark për të luajtur, një çadër për ti bërë hije tavolinës.
Një situatë e tillë nuk dihet se si i ka shpëtuar inspektorëve të Bashkisë së Tiranës kur kalojnë jo rrallëherë aty për të përzënë disa fshatarë që shesin fruta perime pa kurrëfare standardi shëndetësor, në mes të rrugës- pothuajse 6 ditë të javës- me përjashtim të rasteve kur përzihen prej policisë bashkiake për rreth 10-15 minuta.
Uzurpimi i hapësirave publike nuk është një problematikë e kohërave të fundit, por përkundrazi është një fenomen disa vjeçar dhe i kultivuar më së shumti prej mungesës së inspektimeve në terren.
/H.P./