Boris Tadic shpreson qe Rama te vizitoje Beogradin
Në Serbi politika, por edhe media po reagojnë rreth rasteve të dhunës ndaj pronës të shqiptarëve në Serbi.
Këtë herë është ish presidenti Boris Tadic dhe presidenti i nderit i Partisë Demokrate të Serbisë reagon jo vetëm në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë në Serbi, të cilëve u është shkatërruar prona këto ditë, por shkon më tej në mesazhin e tij politik duke uruar që kryeministri Edi Rama ta zhvillojë vizitën në Serbi.
Duke njohur e dënuar dhunën në stadium, Tadic, lider historik në grupimin serb që ruan trashëgiminë e kryeministrit të vrarë Xhinxhic, kërkon të bëjë një ndarje mes saj dhe zhvillimeve politike.
“Nuk duhet lejuar që provokimet politike dhe dhuna e tifozëve nga një ndeshje futbolli të cenojë të gjitha ato që janë arritur deri tani në zhvillimin e dialogut dhe kompromisit historik ndërmjet popullit serb dhe shqiptar”, thotë Tadic.
“Sjella agresive dhe nxitja e frikës nacionaliste në ditët e kaluara edhe nga ana serbe edhe nga ana shqiptare, janë rezultat i parregullsive në ndeshje futbollit, mirëpo këto sjellje duhet urgjentisht të largohen nga niveli politik. Shpresoj që këto ndodhi janë incidente individuale dhe se kryeministri shqiptar do të vijë në vizitë në Beograd dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë”, ka thënë Tadic.
Tadic, për 8 vjet president me orientim perëndimor i Serbisë, ishte kandidati për President i Serbisë në 2012, përballë Nikolic. Ky i fundit fitoi me rreth 49.7 përqind të votave, ndersa Tadic 47 përqind.
“I ftojmë anëtarët dhe miqtë e partisë sonë, si dhe të gjithë qytetarët, që të mbrojnë komshinjtë e tyre shqiptarë dhe bashkëkombësit nga secili lloj i agresionit dhe sulmit në lirinë e tyre”, thuhet në njoftimin e Tadic.
http://www.blic.rs/Vesti/Politika/503494/Tadic-najostrije-osudio-huliganske-napade-na-albanske-lokale