Italia gati ligjin per bashkejetesat gej
Kryeministri i Italisë Mateo Renzi ka thënë sot në Channale 5 se brenda muajit dhjetor “maksimumi në janar të vitit 2015”, Senati Italian do të ketë mundësinë të votojë për propozimin që t’u njohë çifteve gej të gjitha të drejtat e çifteve të martuara ligjërisht, përveç së drejtës për adoptimin e fëmijëve (do të bëjë përjashtim adoptimi i fëmijëve biologjikë).
Renzi ka bërë të ditur se propozimi Italian është i ngjashëm me ligjin gjerman dhe me shumicën e vendeve të tjera të Europës.
Të paktën dy herë Italia ka dështuar në të kaluarën për të aprovuar një ligj që njeh çiftet gej si çifte fakti.
Por këtë herë, Renzi duket se ka në parim OK dhe nga e djathta italiane me të cilën bashkëqeveris./K.P/