Nis viti i ri akademik: Proteste studentore!
Dita e parë e vitit akademik ka shënuar njëkohësisht edhe aksionin e parë të ndërmarrë prej lëvizjes studentore “Për Universitetin” e cila prej më shumë se dy vitesh ka qënë iniciatorja e një sëre protestash në lidhje me kundërshtinë ndaj reformës arsimore e cila synon të mbysë sensin publik të universitetit duke i lënë edhe më shumë hapësirë privates.
Sot në faqën në facebook të lëvisjes “Për Universitetin” shkruhej :
“”MIRËSEVINI TË DASHUR KLIENTË!”.
Kjo është pankarta që Lëvizja “Për Universitetin” ka shpërndarë në ditën e parë të vitit akademik nëpër fakultete/universitete të ndryshme në Tiranë. Ka patur incidente të ndryshme me strukturat diktatoriale të pushtetit që kanë uzurpuar Universitetin, por Lëvizja nuk ndalet!
Në orën 11:00, përpara Politeknikut, do të mbahet komunikata publike e Lëvizjes! Ju mirëpresim!”
Mësohet gjithashtu se disa prej pedagogëve dhe funksionarëve në Universitetet publike ku janë mbajtur protestat, janë shprehur kundrejt protesutesve se “Ju nuk mërrni erë nga ekonomia e tregut.”; Juve t’ju vijë turp”etj.
HP\HI