Nderron jete Fadil Kujofsa
Shuhet aktori i Tetarit Kombëtar, Fadil Kujofsa. Katër dekada jetë artistike në skenën teatrore e bënë aktorin Fadil Kujofsa një nga emrat më të vlerësuar të teatrit shqiptar. Ka dhënë nje kontribut të vyer edhe në kinematografi, ku personazhet që ka interpretuar, karakteret e zhanrit të komedisë kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut. Një aktor profesionit, i cili përcolli vlerat më të mira në skenën teatrore dhe në kinematografinë shqiptare, nuk mungoi dhe në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”. Fadil Kujofsa, aktor i Teatrit Kombëtar që prej vitit 1974, ka një galeri të pasur personazhesh, ku ndër më të spikaturit në karrierën e tij artistike janë interpretimet në komeditë “Nata e XII”, “Pas vdekjes”, “Valsi i Titanikut”, “Martesa e avokatit”, “Miq të paftuar”, apo dhe dramat “Furrnalta”, “Hekurat”, “Filumena Marturano”, etj. Homazhet në nderim të aktorit do të zhvillohen sot, datë 31 Tetor 2014, në shtëpinë e aktorit, deri në 14.00, nga ku do të përcillet edhe në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të nisë në orën 14.30. Trupi i aktorit të skenës teatrore shqiptare do të prehet në varrezat e Sharrës. Ministria e Kultures i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të aktorit Fadil Kujofsa për humbjen e madhe. Nderime për punën dhe kontributin e tij në kinemanë dhe teatrin shqiptar.