Fabula e ‘popullit hajdut’ nuk i zgjidh problemet energjitike te Shqiperise
Nga Gjergj Erebara*, foto ilustruese nga E. Resuli, HI
Në shtator të vitit 2001, zgjedhjet kishin disa muaj që kishin përfunduar. Buxheti i shtetit, si zakonisht, qe në krizë. Fondi Monetar Ndërkombëtar po negocionte marrëveshjen trevjeçare 2002-2005. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, e cila në atë kohë përfshinte të gjithë sistemin elektroenergjetik, i kishte dyert e mbyllura për kredi që nga viti 1998 pasi qe shpallur nga Banka Botërore si e pavlefshme dhe e paqëndrueshme.