ISIS, manual për trajtimin e vajzave si skllave seksuale
Rreth 35 euro për të blerë një skllave seksuale që është mes moshës 40 dhe 50 vjeçe, ndërsa për të blerë një fëmijë që është jo më shumë se 9 vjeçe, duhen 130 euro.
Është çmimi i mijëra vajzave dhe grave që kanë rënë në duart e terroristëve të ISIS-it në Siri dhe Irak. Terroristëve që bëhen padronë të një skllave seksuale, krerët e Shtetit Islamik, i kanë dorëzuar një manual për mënyrën e trajtimit të këtyre grave.
Dokumenti, sipas asaj që shkruan gazeta angleze ‘Daily Mail’ në versionin e saj on line, përshkruan raste ku është e ligjshme të përdoret dhuna fizike ose kryerja e marrëdhënieve seksuale me to dhe në rrethana të tilla, lejohet përdorimi i dhunës edhe te fëmijët që nuk kanë mbushur moshën e pubertetit.
Rreth 5 mijë gra dhe fëmijë që i përkasin etnisë yazide, kanë rënë në duart e milicianëve të ISIS-it. Guida është e shkruar në formë të thjeshtë pyetjesh dhe përgjigjesh. “East Media Research Istitute”, ka arritur të sigurojë një nga këto manuale.
Por a është e drejtë të kryhen marrëdhënie seksuale me një skllave të sapo blerë? A është e drejtë të shitet një skllave, e cila ka mbetur shtatzënë nga padroni saj? Këto janë disa nga pyetjet e pranishme në manual. Një tjetër pjesë e tekstit, nënvizon se si konsiderohet i ligjshëm në Shtetin Islamik të bëhet seks me fëmijë në moshën e pubertetit.
ISIS ka justifikuar përdorimin e mbajtjes në skllavëri të këtyre grave, duke arsyetuar që tributë Yazide, i përkasin një besimi që i bën ata adhurues të djallit dhe për këtë duhen trajtuar si qenie inferiore në krahasim me personat që u përkasin besimeve të tjera.
Marrë nga Gazeta Shqip