“Femrat amerikane i japin makinës sepse nuk ju intereson nëse përdhunohen”
Një historian i Arabisë Saudite duke u përpjekur të justifikojë ndalimin e ngarjes së makinës nga shoferet femra në vendin e tij, thotë se gratë që ngasin makinat në vende të tjera si p.sh. në Shtetet e Bashkuara nuk ju intereson nëse përdhunohen dhe se dhuna seksuale “nuk është ndonjë gjë e madhe për to.”
Saleh al-Saadoon pohoi në një intervistë të fundit televizive se gratë mund të përdhunohen kur një makinë prishet, por ndryshe nga vendet e tjera, Arabia Saudite i mbron gratë e veta nga ky rrezik duke mos i lejuar të ngasin makinën, sipas një përkthimi postuar në internet nga Instituti i Kërkimeve të Mediave të Lindjes së Mesme.
“Atyre nuk ju intereson nëse përdhunohen anës rrugës, por neve na intereson,” tha al-Saadoon në televizionin e Saudi Rotana Khalijiyya.
“Prit pak. Kush ju tha se atyre nuk ju intereson nëse përdhunohen në rrugë? “pyeti moderatorja, një grua të cilës nuk i është përmendur emri në transkript.
“Nuk është problem i madh për to përtej dëmtimit të tyre moral,” u përgjigj al-Saadoon. ” Megjithatë në rastin tonë, problemi është i natyrës sociale dhe fetare.”
Dy të ftuar të tjerë në emision – një burrë dhe një grua – mbetën të shokuar mbi komentet e tij. Al-Saadoon tha se ata nuk ja kishin haberin fare.
“Ata duhet të më dëgjojnë mua dhe të mësohen me atë se çfarë mendon shoqëria,” tha al-Saadoon.
Meqë argumenti i përdhunimit u duk se nuk bindi askënd, al-Saadoon provoi një tjetër qasje, duke pretenduar se gratë trajtohen “si mbretëresha” në Arabinë Saudite, sepse ato voziten nga burrat e familjes dhe shoferët meshkuj. Kjo e çoi moderatoren ta pyesë nëse ai nuk kishte frikë se femrat mund të përdhunoheshin nga shoferët e tyre.
Al-Saadoon ishte dakord.
“Ka një zgjidhje, por zyrtarët qeveritarë dhe klerikët refuzojnë ta pranojnë atë,” tha ai. “Zgjidhja është që të sjellim shofere të huaja femra që të vozitin gratë tona.”
Ky koment i shkaktoi të ftuarës femër të qeshura dhe u detyrua të mbulojë fytyrën me duar.
“Shofere femra të huaja?” tha ajo. “Seriozisht?”
Gratë saudite përballen me dënime të rënda nëse kapen duke i dhënë makinës, duke përfshirë edhe rrahjen me kamzhik. Dy gra që sfiduan ndalimin e ngarjes së makinës nga femrat vitin e kaluar, Loujain al-Hathloul dhe Maysa al-Amoudi, po gjykohen në një gjykatë që trajton rastet terroriste.