Çifti gay në Shën Peterburg shpallet Foto e Vitit nga World Press
“World Press Photo of the Year” është konkursi më i rëndësishëm i foto – gazetarisë në botë që fondacioni hollandez e organizon nga viti 1955.
Fitues i këtij edicioni u shpall danezi Mads Nissen me fotografinë që tregon Jon dhe Alex, një cift gay në Shën Peterburg të përzgjedhur nga një reportazh mbi gjendjen e homoseksualëve në Rusi.
Cdo vit vihen përpara jurisë foto nga gjithë bota mbi tema të ndryshme aktuale. Këtë vit janë dërguar 97.912 fotografi nga 5.692 fotograve të 131 vendeve të ndryshme.
Në këtë kopeticion marrin pjesë disa nga fotografët më të njohur në botë si Tyler Hicks me foton e shkrepur në plazhin e Gazës, Bulent Kilic, i zgjedhur pak muaj më parë nga Time si fotografi më i mirë.
Ceremonia e ndarjes së cmimeve do të mbahet në Amsterdam në 24 Prill. Fotografitë fituese do të ekspozohen gjatë vitit në 100 qytete në botë.
10 fotot më të mira të konkursit.
/La Stampa