Si duket Sanremo sot në sytë e shqiptarëve
Në periudhën e komunizmit në Shqipëri, e sidomos në periudhën e izolimit të plotë, televizionet italiane ishin një “dritare shprese” e cila argëtonte dhe u tregonte shqiptarëve një botë tjetër nga ajo në të cilën jetonin. Duke qenë se stacioni i vetëm në Shqipëri ofronte shum pak argëtim, apo pothuajse fare. Kështu pritej edhe festivali i Sanremos, por edhe me frikën se nëse zbuloheshin do të përfundonin në burg.
Gjatë intervistës që kryeministri Rama pati në televizionin italian La 7 me gazetaren Daria Bignardi, u shfaq një xhirim i bërë në Shqipërinë e stome, me figura të njohura të kulturës si drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, botuesja Arlinda Dudaj, apo aktori Gent Haziraj. Personazhet në video shkëmbenin komente mes tyre për finalen e Sanremos duke treguar sesi komentohej dhe shihej Sanremo në Shqipërinë post-komuniste.
Arlinda Dudaj: Deri në vitet ‘70 mund ta ndiqnim Sanremon, më pas regjimi vendosi ta ndalonte. Për këtë arsye duhet të “sajonim” antenna për ta ndjekur dhe nëse zbuloheshim mund të përfundonim edhe në burg.
Ismail Ademi: Morales e vetmja prezantuese e hajrit për sonte
Gent Haziri: “Fatti avanti amore” e ka për dikë konkret apo në përgjithësi. Duket që Nek është sigle, duket që nga flokët sikur ka vendosur duart në prizë”.-kanë qenë vetëm disa prej komenteve gjatë ndjekjes së finales.
/shqiptarja.com