Salma Hayek ndryshoi mendje në lidhje me të qenit feministe
Pak minuta para se të nderohet për punën e saj si avokate e të drejtave të grave në ngjarjen e nëntorit të kaluar “Barazia Tani”, Salma Hayek u tha gazetarëve se ajo nuk ishte feministe. Por tani duket se aktorja ka ndryshuar mendje.
Përpara se të prezantonte filmin e saj më të ri të animuar në Festivalin “Gratë e Botës” gjatë fundjavës, Hayek foli për The Guardian në lidhje me “projektin pasion” dhe gjithashtu shtjelloi se pse e konsideron veten feministe.
Ylli meksikan mund të jetë e njohur për punën e saj në filmat e nominuar për Oscar “Frida” dhe “Nga Perëndimi në Agim” (From Dusk Till Dawn), por Hayek gjithashtu ka ndihmuar në fuqizimin e grave në mbarë botën duke bashkë-themeluar “Pajtimi për Ndryshim” në vitin 2013, së bashku me Beyoncé dhe stilisten Frida Giannini. “Pajtimi për Ndryshim” është një fushatë globale që zhvillon dhe mbledh fonde për projekte që promovojnë shëndetin, arsimin dhe drejtësinë për gratë.
Disa ditë para mbylljes së Festivalit Gratë e Botës të dielën, Hayek ka shprehur pikëpamjet e saj të përditësuara mbi feminizmin dhe se si aplikohet feminizmi në jetën e saj.
“Unë jam feministe sepse i dua gratë dhe unë jam e gatshme të luftoj për to,” tha Hayek për The Guardian. “Unë jam feministe sepse jam krenare që jam grua, dhe jam e apasionuar për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë. Unë jam feministe sepse shumë gra të mahnitshme më kanë bërë mua kjo grua që jam sot. Unë frymëzohem çdo ditë nga gratë, si mikesha dhe kolege. ”
Vërejtjet lidhen me aktivizmin e aktores por edhe me mënyrën drastike të ndryshimit të të shprehurit të saj në të kaluarën. Gjatë ngjarjes në nëntor të “Barazia Tani”, Hayek shpjegoi për revistën People se pse ajo dikur nuk e konsideronte veten feministe.
“Unë nuk jam feministe,” tha Hayek. “Nëse meshkujt do të kalonin nëpër vështirësitë që gratë po kalojnë sot, unë do të isha duke luftuar për ata me po aq shumë pasion. Unë besoj tek barazia.”
Disa thanë se aktorja mund të ketë qenë konfuze rreth definimit të feminizmit, duke qenë se të jesh feministe do të thotë të besosh në barazinë si për meshkujt ashtu edhe për gratë. Pavarësisht se si e kuptonte Hayek feminizmin, është e qartë se asaj nuk i vjen më turp ta quajë veten feministe.
Ylli gjithashtu vazhdoi të thotë që feminizmi, ose çdo lloj avokimi, nuk duhet të kufizohet në çështjet që kanë të bëjnë me individët në një nivel personal.
“Nuk duhet të jetë vetëm për shkak se unë jam grua,” vazhdoi Hayek. “Duhet të jetë një refleks, nëse dikush tjetër po lëndohet, duhet ndihmuar. Nuk duhet të jetë as për shkak se ju vetë jeni viktimë. Unë punoj shumë për dhunën në familje, dhe njerëzit shpesh më pyesin nëse unë e kam përjetuar atë. Dhe unë them, jo, përkundrazi – babai im është një njeri i madh, burri im është një njeri i madh. Por ne jemi të gjithë qenie njerëzore, apo jo? ”
Marrë nga: huffingtonpost.com