Historia e sotme vjen pas gati 3 javësh nga momenti kur jam takuar për herë të dytë me Ertin. Herën e parë e takova gjatë drag show-t tim të parë. Ai performoi, dhe madje ishte një nga më dinamikët në skenën e lirë dhe elektrizuese të Tullës. Tani që reflektoj, kuptoj se pse ky shkrim po vjen me kaq vonesë, mbase prej nevojës për të formuar një lloj objektiviteti, për tu distancuar nga vlerësimi që krijova për Ertin atë ditë që e takova në kafenenë e tij të preferuar tek Bulevardi i Ri. Megjithatë, sot mblodha forcat dhe frymëzimet për të rrëfyer historinë e djalit me pershtypje kaq te bukura, gjithe ngjyra per boten.
Po ta marrim nga rrenjet personazhin e tij, madje duke u kthyer tek adoleshenca, shohim gjurme te rebelizmit te tij per te shprehur, per t’I treguar gjithkujt brendine e vet të mbushur me krijesa mistike, hyjnore e magjike, për të treguar personifikimin më të mirë të këtyre dhe me fizikun e tij mjaft ekspresiv. Per te qene me konkret dhe per ta vizualizuar pamjen e Ertit: laps i zi nën sy, Lana del Rey në bluzën e tij dhe kudo me të, per ta shoqeruar, duke i bere të gjithë sytë të kthehen drejt tij.
Ju mund t’ ju duket interesante që ai praktikon herë pas here rituale paganiste, është ujor në horoskop dhe është pak materialist. Por çka më intereson mua shkon në skaje më të përbashkëta. Dashuria e tij për realitetin dhe njerëzit nuk limitohet në koncepte të thjeshta siç është gjinia apo seksi. Mungesa e kufinjve, jetës së tij dashurore vetëm i shton atë çka ai do të percjellë ne botë.
Dashurinë!
Në gjithë këtë rrokullnajë ngjarjesh patjetër edhe e jëma, i ati dhe motra kanë luajtur një goxha rol të madh për ta mbështetur dhe për t’ia lehtësuar rrugën drejt të qenurit vetëvetja brënda dhe jashtë. Biri i një familjeje të thejshtë, thjesht do ti bëjë prindërit krenarë. Rrëmujë vjen fakti që gjithçka merakosen prindërit e tij është për sigurinë e tij, nuk duan që ai të ketë frikë nga askush dhe asnjë rethanë, per te cituar ketu dhe fjalet e te atit “Ki kujdes, jo frike”. Pa motiv të fshehur, një nga arsyet e kesaj mbështetjeje pa mase prej prindrve te të tij vjen dhe si rezultat i dëshirës për të parë tek ai çka ata ndoshta nuk patën mundësi ta ndertonin me jeten e tyre.
Rrethanat u poqën që për të tashmen e Ertit të shkruaj nga Milanoja, pas një xhiroje të gjatë paradite ku pashë shumë djem të veshur bukur, modernë, të kuruar, çifte të kapur për dore pa ndonjë merak se dikush po i sheh apo i ‘’ndëshkon’’. Përveç se personazhit tonë nuk i pëlqen afeksioni publik, pra të kapurit për duarsh apo puthjet, ai është një milanez në sensin e ambicies që ka për profesionin, syrin shumë kritik për artin duke qenë se edhe studion modë e tekstil nuk ka nga të vejë ndrysh. Paçka se çfarë mund të ketë ndodhur që kur se e kam takuar, kur më thoshte se nuk ishte në ndonjë mardhënies asisoji prej se nuk ka gjetur askënd për ti përmbushur standardet, nuk e kam parë me askënd në Tiranë të duket i dashuruar. Per këdo që ky pershkrim i ketij fenomeni unik, me emer Erti, I ngjall deshiren për tu perfshire me shum, të marre me mend t’ bëkë ballë, të jete pakez ambicioz dhe kurioz per ta njohur.
Me disa rezerva për grupin e ylbertë në Tiranë për viktimizimin e pafajshëm, apo për porterizimin si njerëz në përgjithësi përtacë, për një plagë të brëndshme të homofobisë tek njëri-tjetri, nevojën për më shumë pozitivitet, e ca përralla të tjera që janë padyshim të përkhoshme në besimin e tij dhe timin. Erti ka një zakon të mirë, të traumatizojë njerëzit duke i thyer muret e stigmave me një proces të ngadaltë dhe shumë efektiv. Kryesisht me mjete artistike performative për të sjellë një ajër të ri në kulturën queer në Shqipëri dhe rajon. Nuk është më koha për të prrallosur për të drejta, është kthesa drejt integrimit dhe fuqizimit.
PS: Ert, faleminderit për të fortin që je, për botën e madhe që mbart në zemër e guximin për të frymëzuar.