14 shkurt në Tiranë

14 shkurti shënon datën e të dashuruarve, dhe në një nga versionet që qendrojnë prapa historisë është edhe historia e dy martirëve të ekzekutuar në 14 shkurt të shekullit të 3-të pas lindjes së Krishtit në Perandorinë Romake. Ata u ekzekutuan sepse i shkronin letra njëri-tjetrit pa dëshirën e perandorit të asokohe. Çfarëdo qoftë arsyeja e përralla pas datës së të dashuruarve, është i bukur fakti që ka një datë dedikuar vetëm dashurisë në mbarë botën njëherësh. Ku përtej gjithë trëndafilave e çokollavave në formë zemre është e rëndësishme që dashuria të jetë lulja gjatë gjithë vitit e ëmbëlsia e përhershme mes nesh.
Në Tiranë, festa ka marrë forma të ndryshme, qoftë me dashurinë për miqtë, prindërit, e veçanërisht të dashurit e zemrës. Rrugët sot ishin më të kuqe se zakonisht, dhe dukshëm kjo datë na ka kujtuar më shumë për dashurinë që duhet ti dhurojmë njëri-tjetrit. Ndër të tjera dekorime e nisma, Bashkia e Tiranës sot mori një nisëm ‘’Mbill për Dashurinë’’, ku Zhaklina, Arbëri, Eda, Alba dhe përfaqësues të bashkisë mbollën bimë për të treguar e ripërsëritur faktin që dashuria vjen në shumë forma.

Komuniteti LGBTQ+ në Tiranë nga Shën Valentini i kaluar mund të ketë marrë më shumë forcë për të qenë i zeshëm e për ta treguar dashurinë në publik nëse do, e për të mbajtur të fshehtë nëse zgjedh, mgjithatë është detyra e secilit prej nesh që Shën Valentini të jetë një datë për të celebruar jetën, të dashurit e zemrës, për të përqafuar më fort miqtë, e për të dashur më shumë familjen pa frikë e pa hezitim.
Mos harroni të jeni mirënjohës, të dhuroni më shumë dashuri se dje, dhe Shën Valentine paçi çdo ditë miqtë tanë queer, aleatë e të gjithë ju të tjerët!