Ndryshime të reja po vijnë në Facebook
Facebook po sjell për përdoruesit e tij disa ndryshime që përfshijnë opsione dhe shërbime të reja. Së pari do të ndryshojë pamja e kryefaqjes suaj (Home).
Butonat “Pëlqeje”, “Komento” dhe “Shpërndaje” janë theksuar për të qenë më pranë eksperiencës së telefonave celularë.
Kompania gjithashtu po teston një opsion të ri të transmetimit automatik të videove ku pasi të keni parë atë që dëshironi, një tjetër video të fillojë automatikisht. Problemi i këtij opsioni është se mund të sjellë përmbajtje të padëshiruara për ju.
Ndryshimi më i madh pritet të jetë ai i aplikacionit Messenger, ku sipas “The New York Times” përdoruesit do mund të kenë mundësi të përdorin animimet e tipit GIF, dekorime të ndryshme për tekstin etj.
Facebook Teleportation Station është një zonë konference, ku pjesëmarrësit mund të shohin video në 360°. “Parse for IoT” është një risi në shërbimin për krijimin e aplikacioneve të rrjetit social që lejon këtë platformë të punojë me pajisjet e lidhura në shtëpinë tuaj. Ndryshimet e reja të Facebook kanë bërë që aksionet e kompanisë në bursë të rriten në mënyrë të menjëhershme.
/The Huffington Post