Në Turqi as posterat e femrave nuk janë të sigurtë
Më 11 shkurt, një studente 20-vjeçare e quajtur Ozgecan Aslan po udhëtonte në një minibus në qytetin jugor turk të Mersinit. Kur ajo mbeti pasagjerja e fundit në bordin e autobusit, shoferi me sa duket hapi krahun dhe u përpoq ta përdhunonte. Pasi ajo luftoi, ai me sa duket e gjuajti me një levë, e theri për vdekje, dhe ja preu duart për të fshehur provat.
Vrasja shkaktoi një zemërimi mbarëkombëtar mbi trajtimin e femrave në Turqi, një vend që ka luftuar gjatë me norma të larta të dhunës me bazë gjinore në krahasim me vendet evropiane. Ashtu si Christina Asquith, një gazetare në Stamboll, vuri në dukje për The New York Times, 27 gra turke janë vrarë vetëm në janar, një rritje prej 20-përqind gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Në ditët pas vdekjes së Aslan, shumë gra marshuan nëpër Ankara, Stamboll, dhe Mersin duke mbajtur parrulla nëpër duar që lexonin, “Mjaft, ne do të ndalojmë vrasjen e grave!”.
Aktivistët thonë se burrat turq në mënyrë rutinë përballen me dënime relativisht të buta kur kapen duke plagosur apo vrarë gratë. “Në vitin 2014,” Asquith theksoi, “një burri në lindje të Turqisë, i cili therri gruan e tij shumë herë, iu dha një dënim i reduktuar pasi ai argumentoi se ajo ishte veshur me rroba ‘provokative’ dhe po fliste me një burrë tjetër.” Disa pohojnë se zyrtarët e qeverisë po mbështesin një kulturë patriarkale që i trajton gratë si qytetarë të klasit të dytë. Në përgjigje të vrasjes së Aslan, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan inkurajoi burrat në përgjithësi që ti mbronin gratë nga dëmtimet, pasi femrat ju ‘besuan burrave nga Zoti’, thotë gazetarja me bazë në Stamboll, Emily Feldman. Një studim i vitit 2013 i Hurriyet Daily News, gjeti se 34 për qind e meshkujve turq mendojnë se dhuna ndaj grave është “herë pas here e nevojshme”, ndërsa 28 për qind thonë se dhuna mund të përdoret për të disiplinuar gratë.
Edhe emigrantët turq në Evropë dhe gjetiu, herë pas here i nxirrnin në pah këto bindje, siç shkruajti Michael Scaturro në The Atlantik. “Ne u rritëm në Anatolinë Lindore duke dëgjuar që kur një grua bën një gabim, ajo është gjithmonë e gabuar. Madje është edhe në rregull që ta vrasësh atë,” i tha një burrë turk tek të 40, Scaturros në Berlin. “Disa njerëz në komunitetin tonë ende e besojnë këtë.”
Një video e vitit 2010 e krijuar nga grupi turk kundër dhunës Mor Cati, ose Çatia Lejla, u përpoq që të rriste ndërgjegjësimin e dhunës ndaj grave në mënyrë publike.
Grupi vendosi postera të mëdha të grave ndërkohë që hidhen nga gëzimi, krahët dhe këmbët e tyre dalin jashtë kornizës së posterit, nëpër të gjithë Stambollin. Teksti ngjitur me gratë lexonte, “Unë dua të jetoj në liri.”
Më pas organizata vuri kamera të fshehura, të cilat do të tregonin kalimtarët meshkuj që shkelmonin dhe hiqnin krahët e këmbët. Nën gjymtyrët e tyre të humbura, teksti lexonte, “Jo dhunë.”
“Gratë në postera ju nënshtruan dhunës,” thanë krijuesit e videos, “siç i nënshtohen edhe në shtëpi.”
Ne nuk e dimë nëse ndonjë këmbësore femër gjuajti ndonjë poster, apo sa përqind e posterave janë vandalizuar. Ne sigurisht nuk duhet të supozojmë se sulmi ndaj një projekt arti ka ndonjë lidhje me rrahjen e gruas në shtëpi. Dhe vlen të përmendet se pas vdekjes së Aslan, grupe burrash turq kanë dalë gjithashtu nëpër rrugë, të veshur me minifunde për të simbolizuar refuzimin e tyre të normave tradicionale gjinore.
Megjithatë, në video është befasuese kur sheh se sa pak prej burrave hezitojnë para se të shkelmojnë imazhet. Shikuesi është i detyruar të pyesë veten se pse ata nuk e mendojnë pak më gjatë.
Pas vdekjes së Aslan, Mor Cati publikoi një blog post të gjatë ku dënonte pabarazinë gjinore në Turqi. “Ju nuk mund të vlerësoni përdhunimin e Ozgecan dhe vrasjen e saj si të pavarura nga dhuna mashkullore dhe politikanëve të cilët … bëjnë dallim midis grave “të moralshme” dhe grave të” pamoralshme”,”shkroi grupi. “Ju nuk mund të analizoni përdhunimin, duke e izoluar atë nga autori i tij mashkull dhe patriarkatit.”
Marr nga: www.theatlantic.com