Larry Wilmore di arsyen e vërtetë se pse meshkujt i thërrasin femrat “kurva”
Ne kemi një problem kurve, dhe Larry Wilmore e di këtë gjë.
Në episodin e datës 25 mars të “Nightly Show”, Wilmore foli rreth kuptimit të vërtetë të fjalës “kurvë”.
Duke ju referuar një postimi të turpshëm që etiketonte një gjimnaziste 13-vjeçare dhe yll baseballi Mo’Ne Davis një “kurvë”, Wilmore bëri thirrje që të njihet gjerësisht se termi “kurvë” nuk ka të bëjë me veprimet e një gruaje – apo veprimet e perceptuara të sajat.
Përkufizimi i Wilmore është pak a shumë i përsosur:
Në kohën time, kur një vajzë zhvillohej më shpejt se ju si fizikisht ashtu dhe emocionalisht, ajo zhytej në eksperimentim të shëndetshëm seksual, gjë që ishte frikësuese, ose ajo nuk pranonte të bënte seks me ju, gjë që ishte frustruese. Dhe në këtë mënyrë, për ta ndëshkuar sepse ju bëri të ndiheshit keq, ju e quajtët atë kurvë.
Marrë nga: www.huffingtonpost.com