Ligji “Nuk lejohen gej-të” do të votohet në Virxhinia
Shteti i Virxhinias do të kalojë një ligj që do të lejojë pronarët e bizneseve anti-gej që të dëbojë personat LGBT, thjesht në bazë të seksualitetit të tyre.
Projektligji i Virxhinias thotë se kushdo që kërkon ose ka një leje biznesi nga shteti i Virxhinias, mund të refuzojë shërbimin ose hyrjen për homoseksualët, me arsyetimin se “do të shkelte bindjet fetare apo morale të këtij personi me respekt për martesat brenda të njëjtit seks apo sjelljeve homoseksuale.”
Kjo do ta bënte të ligjshme që njerëzit LGBT të mos pranohen në hotele, restorante, shkolla, spitale, dhe ndonjë godinë tjetër ku një mall apo shërbim ofrohet nga dikush që nuk e pëlqen orientimin e tyre seksual:
Dëshironi të bleni një shtrat? Provojeni që nuk po e ndani me një anëtar të të njëjtës gjini.
Dëshironi të bleni pelena por vini me partnerin tuaj të të njëjtit seks? Nuk ka pelena për ju, dhe nuk e nxini derën e këtij dyqan përsëri.
Ne nuk do ta regjistrojmë fëmijën tuaj në shkollën tonë sepse ajo ka dy mami.
Të gjitha këto skenare do të ishin krejtësisht të ligjshme nën ligjin e ri.
Projekt-ligji është udhëhequr nga ligjvënësi anti-gej i Virxhinias Bob Marshall. Ju mund ta mbani mend atë për përpjekjen e tij të pafrytshme për përjashtimin e gejve nga Garda Kombëtare e shtetit, apo përpjekjen e tij të vitit 2012 për të bllokuar emërimin e një gjyqtarit gej, duke thënë se “sodoma nuk është një e drejtë civile.”
Virxhinia nuk është e vetmja. Ligjvënësit konservatorë në më shumë se një duzinë shtetesh janë përpjekur që të anulojnë të drejtat e shtuara për homoseksualët me ligje që pretendojnë se po mbrojnë lirinë fetare të pronarëve të bizneseve dhe institucioneve anti-gej. Lajm i mirë është, ata do ta kenë shumë të vështirë që ligje të tilla të rezistojnë. Në fakt, Guvernatori i Arizonës, Jan Brewer vuri veton në një propozim të ngjashëm në shtetin e saj vitin e kaluar pas protestës nga komuniteti gej, duke thënë se ajo besonte se bizneset u “kundërshtuan me shumicë dërrmuese”. Kundërshtarët e projekt-ligjit shpresojnë se një tjetër veto do ta shpëtojë Virxhinian nga ky ligj regresiv. Një projekt-ligj i ngjashëm u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve të shtetit në Kansas në vitin 2014, dhe u hodh poshtë nga Senati i shtetit.
Aktivistët e të drejtave civile dhe LGBT e Virxhinias nuk janë fare të shqetësuar nga përpjekjet për të maskuar paragjykimin me argumentet e lirisë fetare:
“Po liçencon diskriminimin, duke e autorizuar, dhe duke thënë se është në rregull,” tha Claire Guthrie Gastañaga, drejtoreshë ekzekutive e ACLU për LGBTQ Nation.
Christy Mallory, avokate e lartë në Institutin Williams, e cila ka ndjekur mbrojtjet jodiskriminuese për njerëzit LGBT në të gjithë vendin, theksoi se Guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe, demokrat, ka një “histori të zgjeruar të mbrojtjes për njerëzit LGBT.”
Le të shpresojmë që ajo të ketë të drejtë.
Marrë nga: www.addictinginfo.org